E megjithatë , pas shumë gjurmëve të fshira të sajat nga vet zvaritja e trupit nëpër rrërë, dhe ndërkohë duke publikuar tabllotë e ekspozitës , me fjalë gjuhe prej gjarpri, nuk harron të bëjë dhe një shënjë të vogël zanatit të saj , pasi ka nënvete personin tjetër, dhe ky i fundit ka rënë në gjumë sa të jep idenë se është trrullosur nga shtrngimi i mbajtjes me bishtin e saj duke e vërtitur të bëj medoemos misionin e vet.
Ta kapi fort ashtu siç e rrëmbeu duke i bërë filma me lakuriqësinë e saja në story, e t’ja fusi kokën në vëndin e fshehtë të saj, e këmbët e fshehura të saj t’i nxjerri nën diell e të shijoj me joshje përkëdheljet deri në skaj.
Pastaj , të tregoi me fjalë vreri , se si ndodhi që zuri këtë në fjalë, pasi goja vetëm helm di t’i nxjerri, duke helmuar dhe të tjerë që i vijnë pas , duke e duartrokitur, se vallë qënka një gjarpër i rrallë.
Por gjarpri gjarpër. Gjarpri i zi deri në thëngjill, që kërkon dikush t’ja zbardhi lëkurën sikur dhe me një laxazh nëpërmjet vidjove duke e xhiruar dhe duke i thënë;- “shkruaj se je e veçantë, ndaj vetëm ty po të lexojmë pa patur asnjë libër tjetër në rafte”.
E kështu gjarpri me vetkënaqësinë e saja si me mburrje thotë;-“po unë e njoh veten aq mirë, sa si veten dua ta bëj edhe këtë që mbështjellë “kulaç” me bishtë”.
E ndërsa unë po e mbaj shtrënguar në duart e mija, duke e ruajtur sa në profil, sa në shkrim, sa në story, sa në shikim, sa në lëvizje e kur shkruan se mos më bën ndonjë prroçkë, e nxjerr sërish lakuriqësinë e saja, pa asnjë drojë, pa asnjë kpkëçarje, pa asnjë veshmbathje.
A thua se vetëm ajo qënka që i ndërrohet lëkura e që bën pasuri si një prrikë greke në ishillun e veçantë të Qefalonias ku ekziston një vënd shkretëtire vetëm me gjarpërinjë e që dalin dhe festojnë ditën e gjarpërinve në mes Gushtit, e pastaj duke përcjellur “Kostandinën me Elenin” dy emra të shënjtë që festojnë më 31 Gusht të çdo viti.
E pra le të shohim vazhdimin e gjarprit tonë derisa të mbërrijë në “Hollivudin Grek” në ishullin e Qefaloniasë, ku gjëndet shkretëtira e gjarpërinjëve “hollivudiane”….