Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Dashuri e quajnë

Mimoza Maria Ajdhoni-Dashuri e quajnë

Dashuri e quajnë

Mos pyet veten o njeri,
përse ndihesh lumturuar,
horizontit ngjyra sheh
edhe botën pikturuar.


Mos pyet veten i habitur,
ç’farë po ndodh me qënien tënde,
ke rënë “brënda” sigurisht,
me trup, shpirt, zemër e mëndje.


Mos u trëmb nga ato fluturat,
që stomakut udhëtojnë
dhe kur ëndrrat mysafire,
ne çdo natë të vizitojnë.


Dashuri e quajnë ndjenjën,
mos ki turp, thjesht pranoje,
se është bukur kur të ndodh,
harro ç’dije dhe…jetoje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT