Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--NËSE E DO ENDE ATË ËNDËRR-

Enertin Dheskali–NËSE E DO ENDE ATË ËNDËRR-

-NËSE E DO ENDE ATË ËNDËRR-

Në natën e heshtur unë të erdha sërish,
Si ëndërr e bukur që do të hyjë në qerpikë,
Me frymën e shpirtit t’i pêrkëdhela sytë,
Në buzën tënde lotët u derdhën pikë-pikë.


Ëndrra erdhi, porsi fllad i freskët pranvere,
Ashtu si ti e ke dashur përherë të vijë…
Erdhi, por ti ja mbylle dyer dhe dritare,
Erdhi! E ti e bëre të ikë lotuar si fëmijë…


Në vargjet e tua lashë si shenjë firmën time,
Zinxhir të artë metaforash të vara në gushë,
Ndaj, nëse e do ende atë ëndërr jetime,
Eja ti, në atë zemër që vrave, ndizu prush…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT