MOJ HATË
Ç’ke,moj Hatë-pse t’zuri mërzia?
-Nga lahperat,vëlla-u kap Shqipnia!
Dhe Kosova-gjysma me shka,
Me dy lugë secili ha!
Në Iliridë-tridhjetë parti,
Kah thotë hoxha-shkojnë pas tij!
Në Luginë,parti-shtatë,
Po na vjen i ziu taksirat!
Thirri Pashko Vasa e s’bani punë,
Kambanë e shkretë-ne,sërish në gjumë!
Thirri Gjergj Fishta dhe i mjeri Nol,
Shpresa na humbi në det e gjol!
Thirri Naimi e ndezi shumë qirinj,
Po kombi im- sërish me gjarprinj!