Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritFlora Brovina-THIRRJE KOSOVËS

Flora Brovina-THIRRJE KOSOVËS

THIRRJE KOSOVËS

Ç’do të bëj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do të harroj të flas
Me vetveten

Ç’do të bëj une pa ty
Pa shikimin në bar
Si t’i ngroh gjymtyrët
Të ngrira akull

Do të më lësh të bëhem plakë
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash

Kam frikë kur shkon
Ç’do të bëj une pa ty
Po nuk erdhe
Do të bëhem gurpragu
Kallkan do të bëhem
Ç’do të bëj unë pa tyLIKE

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT