Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Kapa gjarprin!

Me sa duket, sytë i janë drejtuar Hënës, e fjalët hedhin gurë mbi një derë, pasi gjarpri u lodh së vërtituri (lozuri) bishtin, e ra të flerë.

E ndërsa e kish zënë peng të zotin e fjalës, Ai u zgjua menjëherë .Pa ç’pa rreth e rrotull, se bën shi, se erë , se ves, zuri të flasë me vete e të lutet për një copë qiell.

Por hapësirën e gjeti, e ndërsa sheh një pyll me pemë.

Aty, do të zërë një qoshe, derisa të shkund këtë gjarpër e të zgjohet, se më ka zënë keq me bishtin e saj të përdredhur; – mendoi personi

E ndërsa gjarpri bën sikur fle gjumë, i tregon përrallat me sy mbyll, si një kamera para syve të tij, duke i thënë ;” kemi ardhur në kohë të vështira, në një vënd ku ha pula gurë”. A i mban mënd këto male, këto rrugë gjarpëroshe?!

…ja dhe gjurmët e mia , ja dhe gurët , ja dhe shkëmbinjtë. Ja , ja dhe dhitë, kecat, e qeni i havllisë.

Por ne jemi ndryshe, zemë me bisht njëri-tjetrin, diçka që të bëhet sebep, për daljen tonë nga “prangat” e të themi me një zë,

– Eeej, ju që prisni muçmolla , dilni këtej nga ana tonë, se kemi dhe rrusht që herët piqet, për të zënë një fuçi raki , e , a ja dilni dot?!

E ndërsa shpesh s’’ndjehem mirë, teksa bëj kohë e vakte, e ditë të bëj pushimin vjetor, e ndërsa jam në pritje për një kohë të butë e të flaktë, të ndizem si një kashtë, e të digjem në zjarr;- mendoi gjarpri duke e tërhequr zvarr bishtin e saj.”

Por, në fakt unë që e kam kapur gjarprin me dy duart e mia, më shohin sikur të jem ndonjë hije, apo ndonjë përbindësh, e derisa nuk e pandehin se unë i gëllltis me një frymë sa të bëjnë lëvizjen e parë.

Lëre oastaj, që instikti im është aq i ndjeshëm,( i fuqishën), sa që me një lëvizje të qerpikut kuptoj se çfarë duan të thonë në mëndjen e tyre, pa e nxjerrë akoma helmin e saj si gjarpër.

E ndërsa tani, po shoh që t’i fëshkëllejë në vesh personit që mban mbi vete me bishtin e saj, sikur do që t’i thotë ;-“bëj kujdes, se jam unë këtu lidhur pas teje, mos shiko se kush na mban në dorë. Ajo dorë duhet prerë me sopatë . Por, e di se çfarë?! – I thotë gjarpri.

Mendoj se duhet të vemmi në një pyll të madh aty ku prejnë dru druvarët e do mbështillem pas një peme që të mos më shohin, në mënyrë që t’i shpëtojmë duarve të saja, e të presin duart e saja në vënd të degëve, e ne pastaj lirohemi prej saj . “….

Vazhdon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT