Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMirlinda Latifi-EDHE PAK DIELL MËNGJESI

Mirlinda Latifi-EDHE PAK DIELL MËNGJESI

EDHE PAK DIELL MËNGJESI

Kur u zgjova në mëngjes, dielli shkëlqente
dhe një cicërimë zogu dëgjohej në kopsht.


I thashë diellit: më jep pak ngrohtësi shpirti?
E luta zogun cicërrimtar të më fal pak ëmbëlsi!
Një gjethe bari i fola me admirim

  • A do të më falësh edhe pak gjelbërim,
    a do të më japësh dritë, o dielli im?

  • E pyeta erën për pak durim,
    çastet lakmitare m’i shprehu në psherëtimë.

  • Nga vala përjetova gëzim drithërues,
    me qiellin u tumira për horizontine pafund
    sa hap e mbyll sytë – universi u shëndritë

  • Të gjithëve u kërkova ngapak mirëkuptim,
    çdonjëri prej tyre diçka nga vetja më dhanë.

  • Ndërtuam universin e jetës,
    mes këngëve e blerimit
    dhe pak diell nga lindja
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT