i largohen me ngulm poezive të mia,
vetëm krahët i hedhin, mbi supe.
Desha të shkruaj një poezi pa rimë,
për dy shqiponja dielli
dhe tani ato kanë kaluar detet.
Desha të shkruaj një poezi për diellin
dhe dashurinë ngushëlluese,
por dhe ato i paskan humbur shpresën.
Gjithçka që ndjej përreth tyre, është e errët!
Rrugët që të cojnë drejt tyre,
i ka bllokuar bora.
Nuk kam ç’te bëj tjetër,
veçse të hap krahët dhe të lutem.
Kur flakët fiken në mangall,
vijnë kohëra të pa kohë !
