Ne ndenjēm sēbashku gjithē stinën e verës
Me pas nuk e pashē më nē derē
I mori me vete çdo gjurmë që kish mbetur
Sikur s’kishte qenē asnjēherē
Mē mbylli edhe celularin
(Të më harronte dhe si zë)
Këtej e tutja unë mund tē flisja dhe me yjet
Përveçse me të
Ca kohē pa dashur e urreva
Por u pendova gjithsesi
Nē jetē asgjë s’është e përjetshme
Dhe aq mē shumë njē dashuri
Shumē vonē mēsova tē vērtetēn
(Pēr kētē ndihem pak me faj)
Ajo tē dashur kish veç verēn
Unē isha thjeshtē dekor i saj
Prandaj dhe iku atē ditē
( Ne kishim lënē edhe takim )
E trembur ndofta nga stuhitē
Dhe stina e zhveshur pa blerim
Megjithēatë gjer stinēn tjetēr
Njē zē mē thotē , ajo do vi
E joshur ndofta nga aromat
A diçka tjetēr Kush e di . .
