SUELA DHE LEONARDI.
Vajza ime e madhe Suela,
Ngjason shumë me mua.
Flokët i ka të drejta,
Dhe jo si FLORA kaçurrela.
Kjo është fiks 10 vjet, më e madhe se vëllau Leonardi.
Për Florën ishte një ndihmë e madhe.
Kur ke vajza, të ndihmon fati.
Suela, sapo vinte nga shkolla,
E ndihmonte Florën, në punët e shtëpisë.
Unë punoja me orë të zgjatura.
Në fabrikën e xhamtarisë.
Të vizatoheshin xhamat dhe pasqyrat,
Me lule dhe vizatime të ndryshme,
Duhej të ishe i qetë, dhe i vëmendshëm
Këto gdhendje me gurin zmeril,
pa ujin, e pamundur të bëheshin.
Më shpoheshin çizmet shpesh,
Dhe këmbët më lageshin.
Pronari më bënte fajtor mua!
Vetëm dy palë çizme në vit,
i ke falas nga fabrika.
Po i shpove shpesh me xhama
blej me lekët e tua.
Pronari kishte shumë të drejtë.
Duke mu dhimbsur lekët
Nuk më dhimbsej aspak shëndeti…..
Kur vija në shtëpi, e qeshura e tyre,
Më çlodhte dhe ma hiqte lagështiren.
Kur ndihesh mirë, dhe i gëzuar,
Shpirti e largon errësirën.
Më thërrisnin t’u tregoja përralla.
Të përtoja dhe të mos u përgjigjesha
Ishin raste shumë të rralla.
Me përrallat në gjuhën shqipe
Femijve po ua mesoja shqipen.
Brenda vetvetes shikoja dritën.
Edhe të shtunave punoja.
Vetëm gjysmen e ditës.
Të djelave me fëmijet në rresht
Të lumtur bënim shëtitjen.
Me këmbët e lagura tek fabrika.
12 orë punë në ditë
I kam rritur 5 fëmijtë.
Ju njoftoj me gëzimin më të madh:
Që trupi im, sot është i fortë.
Lagështira e dikurshme nuk më dëmtojë,
simptoma artriti, trupi im nuk njohu.
Sepse kam në zemër, zjarrin e lumturisë,
Që mua, 100 përqind më ngrohu.
