I vardisesh i përgjërohesh
Dhe prap thua se nuk e dua!
I thurë lavde që prej kohësh
Kë do tani vallë s’më thua?
Në mos të parin çun të fshatit
Që për ty as pesë para s’i jep
Apo djalëmirin e anës së Llapit
Që zemra e tij veç mjalt i qet.
Të pëlqeu floku i dredhur
I atij çunit bukurosh…
Apo shtati i tij i hedhur
Në mos xhepi plot me grosh?
Çka të ndodhi çfarë të ngjau
Çfarë është i gjithë ky tundim
Atë djaloshin që për ty qau
Ku po e lë o shpirti im?
Kurorë të bukur për ty thuri
Me fjalë shpirti ai i miri djalë
Për ty gjumi kurrë s’e zuri
Atë ndjenjëbukurën ta pat falë.
Mori çikë moj cucë malsie
Mos harro fjalën e dhënë!
Atij sybukuri bir Arbërie
Që shëndrit si diell e hënë.
Çuna e goca ka falë Zoti
Të magjepsin me bukuri…
Por më i miri thonë qëmoti
Është ai që t’falë ty dashur
