BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-STINËS MISTERE

Valbona Ahmeti-STINËS MISTERE

vjeshta kryeneçe e vë në gjumë stinën tjetër
era i mbledhë dhe i zhdavaritë retë gri
gjethet vallëzojnë në horizontin e lazdruar
si buzëqeshja që shpërthen pas ëndrrës së realizuar

ngjyrat e ndezura i thanë lamtumirë blerimit
natyra ngjanë me skenat e meditimit
ky fenomen i rrallë frymëzim për poetë e piktorë
bjeshkë e Saint-Sauverit dehje për vizitorë

shirat e stinës e kanë fillin dhe s’dihet ku mbarojnë
si lejlekët e bishtgërshërët kur çerdhet i lëshojnë
ndjenjat zbehen deri në melankoli të gjatë
ashtu si dekompozimi i një klorofili të ngratë

pylli fërshëllin një melodi qortuese
pse nuk e mbajti të blertën vibruese
gjethet e panjës thyhen mbi syprinën e liqenit të qetë
e të lënë pa frymë
stinës mistere as poetët s’i bien në gjurmë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT