Të mbaj ngjitur në zemër, se të dua,
duke ditur sa më dëshiron, si grua,
grimcat e shpirtit, bëj pjalm të bardhë,
të gjallëroj ndjesitë e tua, o xhan…
Ngazëlloj si rrezja, kur më mban në prehër,
me fluturime thëllëze, hyj në zemër.
Ti më përpin të tërën, me fuqinë e burrit,
si përpin flaka, kallirin e grurit.
Kështu më mbajtsh përherë në prehrin tënd,
flladet e tij nuk i gjej, në asnjë tjetër vend,
prehri yt lidh zemrën time, me fije lumturie,
në kurthet e tij rënça , me klithma urie !…
