Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MURE

Valbona Kolaveri-MURE

MURE

Mur mbi mur
Shpirti i tretun në ngrehina
Puthjesh të munguara


Erë e largët e dhembjes
Përplas arkapiat e shpirtit


Rrokopujë mendimesh
Tresin netësh pa trajtë


E belbëzojnë amazonë
Ndjenjash
Në altare prekjesh
Ku qiejt skanë zë


Kurora dashurish
Të thurura me fjalë
Të trëndafiltë aromatizojnë
këngën e shpirtit
Me dēnesa dhembjesh


Mur mbi mur
Zhurmës sē shpirtit
Bubullon vetmi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT