Një miku im
Më takoi në Prishtinë
Si në shaka më tha
Ju poetët jeni goxha xheloza
Si këngëtari dhe hoxha
Xhelozoni njëri tjetrin
Për poezitë e bukura
Nuk pajtohem i thash
Ne i gëzohemi sukseseve.të miqve
Pastaj e vazhdoi te dytën:
Ju poetët
Dashnoret analfabete
Na i bëni poete
Ua shkruani vjershat
E ato krekosen me të madhe.
Edhe kësaj radhe miku im
Nuk pajtohem me Ty
Ato janë mikesha tona
Shkruajn bukur për mrekulli
Ju poetët
Sidomos disa tullaca
Me syze të kafta
Kanë qenë titista
E disa edhe enverista
Edhe sot e kësaj dite
Në zemër janë komunista.
Të gjitha këto janë të pavërteta
Që ua veshni poetëve tullaca
Më vjen shumë keq
Që nga sot miku im i vjetër
Rrugët i kemi të ndara.