Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Një çast dobësie

Ana Petani-Një çast dobësie

Një çast dobësie

Një çast nuk di seç pate ashtu mërzitur
Tek unë u zbraze papritur dhe pse s’kisha faj
Veten s’kontrolloje,fole pak si tepër
Flisje si i pirë,fole shumë pa radhë
Nga ti të fshija lotët,në çast dola përjashta
Ngrita kokën lart ,me shiun u përzien
Më pas u ktheva,dot s’i dallove
Mbi fytyrën time, pikat e shiut të gënjyen
Kisha qarë apo jo, se more vesh kurrë
Kur fjalën e nxituar e the pa u matur
Doje të tregoheshe kështu më shumë burrë??
A ndoshta mërzija t’kish kaluar cakun??
Nuk doja e dobët të tregohesha atë çast
Si një gjethe vjeshte, nga dhimbja lëshuar
Kurajo i thashë vetes,kurajo bëj durim
Prit mos shpërthe, si uji nga rezervuar
U fsheh buzëqeshja nga fytyra në çast
Sikur iku djelli mbas reve ngjyrë gri
Më kot u përpoqe të buzëqeshje prapë
Tani nuk ish njësoj,asgjë a e di??
Pastaj e mblodhe veten, erdhe i penduar
Një dorë mbi sup më vendose ngadalë
Më fal,nuk desha gabova,pa dashje
E loti rrëshqiti penduar ngadalë
Mbi flokë më le një puthje, ledha dashurie
Që shpirtin më zbutën porsi me .magji
Në sy të shikoja një pendesë fëmije
Që kurrë më nuk fliste,ashtu përsëri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT