Shtrohem me Hënën.
Shoqe të zemrës, e kam bërë Hënën
I thërras çdo natë, vjen zgjat kokën në dritare
Këmbëkryq shtrohem , sikur c’mallem me nënën
Ndonjë natë humbas, brenda saj zhdukem fare.
Ndonjë fole kërkoj, t’më zërë gjumi brenda saj
Me dritën e argjend , e gjithë të mbulohem
Sikur t’më jap ca drit, sa dua ti ngjaj
Mbi botën e errët, si drit të lëshohem.
Do thërras dhe yjet, si fëmijë t’vijne pas meje
Në më shterofte drita, yjet t’kem central
Bashkuar dy drita, mbi botën plot deje
Mbi skutat merdhira, në një cep do dal.
Cakenjve të natës, me drit ti verboj
Në rrugën e gjahut, do ti hyj përmes
Dhe syt e errësirës, me drit do ti shpoj
Cakenjt dhe errësira, janë nip edhe mbesë.
Dhe kohës së shthurur, dritën bëj purtek
Të thurija ca fije, të belbezoj një zë
Me syt do të flas, të dy tek e tek
Në mendjen e shplare, djallin nuk e lë ,
