Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-E SHTRENJTA IME

Ymrije Beqiri-E SHTRENJTA IME

E SHTRENJTA IME

Nënë, të pata thënë mija herë
Se zëri yt edhe dimrin e kthen në verë
Edhe kur ka plot ngrica me acar
Nënë, ti e fton pranverën për t’ ardhë


Emri yt, e shtrenjta ime nënë
Seç është shkruar me thjeshtësi
Por vetë nëna është diamant e flori
Nënë, bota nuk do t’ekzistonte pa ty


Nënë, ti sjell në jetë nga fryma jote
Krijesën me shpirt, që quhet njeri
Nënë, jetojmë në këtë botë plot interesa
Lutem që mes nesh të ketë veç dashuri


Bota do të përmbyset, do të ketë tërmet
Shira me rrebesh, vërshime do të ketë
Nënë, vetëm emri yt këtë botë e mban
Pas emrit Zot është emri jot, nënë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT