HËNA EKZIL
Hëna me barkë
paska ikur
dhe paska kërkuar
azil në ishull e lagur
aty ku netët
janë të gjata
dhe valet e detit
rrahin pa ndërprerë
brigjet e ishullit.
Mirë
s’ka gjë
edhe hëna
le ta kuptojë
sa e rëndë është
jeta në turturë.
Hëna
gjatë gjithë kohës
ka vrojtuar nga lartë
korbat e zi
si dëshmitare
për ate çfarë po bëhet
në natën e mbështjellur
me vello të zezë
që katandisen
shpirtat e pafajshëm
nga korbat grabitëçarë.
Sonte hëna
Paska ikur
më kot e presin yjet
të kthehet
ajo ka marr ekzil
Iu ka mërzitur shpirti
se më kot
iu ka ndriçuar
plangëprishësve
që kanë harruar tmerrin…