Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-ZJARRI QË PRET TË SHUHET

Elvira Zeneli-ZJARRI QË PRET TË SHUHET

ZJARRI QË PRET TË SHUHET

Sa shumë kemi premtuar unë dhe ti
Për ëndrra që hapen në çdo skaj,
Po jeta na i ka mbyllur të gjitha shtigjet,
Në dy anë të litarit ne shkrihemi në vaj!


Misteret çdo ditë vinë duke u shtuar
Dhe ne njeri-tjetrit dot s’ia zbulojmë,
Rrjedhin ditët si lumenj të trishtuar,
Brenda tyre për mbijetesë ne notojmë!


Si ta shuajmë këtë zjarr dashurie
Që brenda vetes e ndjejmë si vullkan?…
Yjet në supe le të na bien me mijëra,
Në zemër veç një bie e zemrën ta çan!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT