Unë jam…
unë
nuk jam dashuria jote
e vetme,
që të bën të” harrosh” se duhet të marrësh frymë
kur kokën mbështes në prehrin tënd,
ndërsa mi përkëdhel flokët e iu merr erë.
… nuk jam dashuria jote as kur më prek qafën
me buzë,
pas veshit pëshpërit dy fjalë,
ndërsa mbi gjoks derdhet një varg perlash si kujtim.
… nuk jam
as kur pi cigaren që le
përgjysëm,
e të fsheh sytë e njomur
mbasi kemi bërë dashuri
.
… unë nuk jam dashuria jote,
e ëmbël,
e brishtë e fjalë pak,
zgjodha të jem
e “keqja” e domosdoshme.
… kur e humbet,
“dhemb” më pak!
