Piktura e Van Gogut!
Van Gogu ka ditur të pikturoi natyrën
Në një fazë të çeljes e të zbërthimit
Të shpreh bukurinë e saj natyrshëm
Me penelën që ia thoshte dora e shpirti!
Piktori i madh i gjelbërimit kontinental
Në fusha të gjëra me bar të njomë e jeshile
Në rrugë e rrugica me pemë të rreshtuara
Në periferi e hapësirë as fantazia nuk t’shpie
Van Gogu që ngjyrat i bënte të fisshme
Të shprehura si vargje një poet i madhërishëm
I shtonte bukuritë që njerëzit t’i shijonin
Si në natyrën e jashtme e të tijën album kohe
Ai dinte të pikturonte çdo gjë që shihnte
E me fantazitë e tija bënte dhe mozaike
Portretin e piktorit që kish brënda vetveten
Por dhe poezinë e shprehur në vepra pikture!
Ja si ndihet lehtë ngjashmëria e dorës së tij
Si një përjetim pakundërshtueshëm me natyrën
Dëshmi kjo, si në ëndërr edhe në zgjim
Poezi e gjallë e shprehur këndshëm e fine!
