Thursday, April 23, 2026
BallinaVitrina e libritFitnete Bashota Krasniqi-LULET ÇELIN

Fitnete Bashota Krasniqi-LULET ÇELIN

N’agimin e hershëm
lulet çelin
marrin frymë
dielli prek tokën
e drita e shpirti si butakëve
ja zbulon kokën.
Lulet çelin- nuk flasin,
rrinë n’heshtje,
rrënjë të thella ,t’ mbuluara –
nën dhe;
plot ngjyra
plot jetë
dritë ju bënë dielli
errësirën e lën me fjetë!
Uji ushqyes i heshtun
i mbanë gjallë
përkëdhel – çdo lule , çdo fletë
ju jep freski,
e dielli qesh- me rreze i ngroh ai!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT