KËTË ÇAST
Gjithë fëmijërinë si një mjegull e lashë,
Përkëdheljet e nënës, zërin e ngjirur, ëndërrimet.
Edhe pse s’ka si vendlindja thashë,
S’ka si kujtimet.
I lashë lojërat që bënim dikur,
I lashë vështrimet te një tra.
Edhe merakun për të mbledhur dhe një kallëz grurë,
Lash gjithçka.
I thashë vetes, tani jemi rritur,
E kapëm veten, botën gjezdisëm.
Jo, jo, këtë çast kurrë s’do ta kishim pritur,
Po harruam çdo gjë nga u nisëm.
