Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Sytë e tu

Mimoza Maria Ajdhoni-Sytë e tu

Sytë e tu

Piktori kishte frymëzim,
penelin ngjeu në detin blu,
pastaj në kaltërsinë e qiellit
dhe pikturoi sytë e tu.


Në ato sy kush udhëton,
dehet pa pirë një pikëz verë,
horizontin blu shikon,
sheh melankoni, ndjen përkëdhelje.


Shumë do donin të shijonin,
pak magji nga sytë e tu.
Lutje bënë, u përgjëruan,
në fund fati më zgjodhi mua.


Tek ta u zhyta e përhumbur,
ëndrrat aty i mbështeta.
Lumturia – oqean.
Në ata sy, unë botën gjeta.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT