Ekuilibri s’kërkonte peshore!!
Trishtimi nëpër kapilar gjaku brodhi,
Gjaku vërshoj në çdo skut të zemrës!
Rrënjët në shpirtin e trazuar hodhi,
Çdo kohë vajtushëm ja merrte këngës!
Oksigjeni i mungonte frymemarjes,
Qelizat nisen te benin revolucion
Dokrat po i benin trurit lavazhe,
Trillimet e mendjes ne test kalon !
Ekuilibri skerkonte peshore,
Balancoi shikimin me besimin!
Memorja luftonte epshet djallezore,
Furtunat shpirtin po e kalitnin !
Telat e zemrës ishin çakërduar,
Shpirti me zë të çjerrët ulëriste!
Fjalët kishin nevojë pēr kalibër,
Djalli rrugën për në ferr më nxiste!
