HESHTJE….
Se di pse me heshtjen
po flas me ngadalë …
dal pyes natyrën të më
thotë një fjalë….
Mes luleve në maj
zbavitet dita rreth boshtit të saj..
U përulem luleve në bukurinë
që kanë …
i flas diellit me portat e zëmrës
time ….
kur pranvera derdh
të bukurat gjelbërime
Me zjarr e vesh zëmrën
qe diellin po flet
me gjuhën e heshtjes perëndon në det ….
Në vetminë e heshtjes
asgjë s’do ndryshoi..
në sythet e jetës
mendimet pulsojnë.
S’fidoj trishtimin që shpirtin
ma trazon…
Lexoj sytë e mi kur fjalët mi ngacmon .
Në dhomat e zemrës
ngadalë bisedon
rrezet e bukura ç’u bënë që skanë
dalë?
Pikat e shiut po zbresin ngadalë.
Edhe Maji zëmërthyer
rrugën vazhdon
bukuria pranverore …..
pse heshtë e çalon?
Po më heshtin vitet
që me shpejtësi kalojnë,
ashtu edhe në udhëkryqet
Ç”do kohë e mjafton .
Si një ëndërr më zgjohet
Si një zog i padukshëm në fole këndon
Vargjet si erdhën me muz që s’maron
Nëpër degë të tyre figura gjelbëron.
Heshtje nëpër ditë ,
Heshtje nëpër netë
Si dallgët e detit që vinë qetë qetë
Aty ku të dhëmb
Ktheje heshtjen në shpresë
Që bukuria e jetës ,kurrë të
Mos vdesë .
