Sa lehtë i thurja vargjet dikur
(As e mendoja se do t’isha poet)
Si currila dallge skërmoqur në gurë,
Si zogj që fluturojnë në qejfin e vet.
Vargjet e mia për dhimbjen dhe jetën
Tani kanë mbetur të lëna pas dore.
Si vija të imta ata u gjetën
Në altarin e vuajtjeve njerëzore.
Askush për ta më s’po kujtohet,
Po dergjen në duar me cmirë barbare.
Si vera që në bute druri vjetërohet,
Do kumbojnë ato një ditë krenare.
Po ç’them? Tashmë është e pamundur
Të thur unë vargje përsëri.
Ka ikur krejt ajo kohë e bukur
Heshtja e rëndë në buzë më rri.
Mungon ajo që atëherë me thosh:
“Shpirtin në vargje fute me guxim!
Në se të qeshet, qesh, o djalosh,
Në se të qahet, qaj me gazin tim!”
