Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-A ka faj zemra???

Alma Mehmeti-A ka faj zemra???

A ka faj zemra???

Sy lidhur eci rrëzuar në udhë pa krye,
Një pikë drite, fund tynelit zmadhohet ngadalë,
Këmbët më rrinë lidhur nga njëmijë arsye,
Mëndja katile, zemrën e përvëluar se fal.


A ka faj zemra?
ajo qorrollepsur drobitet,
E gjykuar nga mëndjet e verbuara rrethuar,
Nën hijen e fatit e pa fata vërtitet,
Një zemër e coptuar që kurrë s’ka dashuruar.


Krahëprerë rrëzohet, ngrihet e gjymtuar,
Që dritën fundtynelit ta arrij sa më parë,
Dorë zgjatur pret fati, prej kohës harruar,
Nga enigma, brënda errësirës kureshtar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT