Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Çato-E vërteta më përqesh

Riza Çato-E vërteta më përqesh

E vërteta më përqesh

1-Ma do qejfi qesh me vete
dhe prej vetes iki shpejt.
Ndeshem e s’pranoj rrëmete,
me rrëmete shkoj në det.


2-Zihem,grindem,prapë qetësohem,
në mes valës bërtas fort.
Eci rrugës revoltohem
dhe në qiell shkoj si zog.


3-Flas në gjumë e fle i zgjuar,
në mes borës lakuriq.
Një sy hapur,një sy shuar,
gjemba,gjemba si iriq.


4-Këmbëzbathur shkoj mbi gjemba,
gjaku rrjedh e dhimbje s’ndjej,
Dal nga dhimbja,futem brenda
dhe vet dhimbja më gënjen.


5-Ma do qejfi loz me jetën,
edhe jeta veten qesh.
Në gërmadhë gjej të vërtetën,
e vërteta më përqesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT