Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritPRITJES SË GJATË DUHET T’I VJEN FUNDI KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

PRITJES SË GJATË DUHET T’I VJEN FUNDI KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Nga Rudi Berisha

Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë pasur rrugëtime të ndritura për të çliruar dhe për t’i sjellë liri atdheut. Në mesin e tyre ishte edhe mendjendrituri, profesor Ukshin Hoti. Vërtet armiqtë godasin në kokë. Andaj, nisur nga kjo, ata mundohen që rrugëtimet dhe filozofinë e udhëtarëve, atdhetarëve, shpëtimtarëve që kanë rrugëzgjidhje e që janë në dobësim dhe largim të armiqve nga toka që kanë pushtuar, të tillët armiq, atdhetarët mundohen t’i godasin në kokë. Këtë fat të keq e të rëndë e pati dhe Ukshin Hoti. Ai është arrestuar dhe burgosur nga armiqtë serbosllavë, nga Serbia fashiste, është rrahur dhe keqtrajtuar, por kurrë nuk është dorëzuar. Uka nuk ishte një kalorës që nënkuptonte nënshtrimin apo dorëzimin. Ishte burrë i fortë, i pathyeshëm. Mund t’i marrësh jetën, por jo t’i rrënosh bindjet dhe filozofinë e zgjidhjes për të larguar robërinë shekullore të popullit shqiptar.
Ai e dinte rrugën se si duhej hequr pushtimin tokës shqiptare, atdheut tonë, në veçanti Dardanisë Antike (Kosovës), e cila po vuante nga çizmja e zezë, nga korbat e zinj, nga fashistët serbosllavë.
Uka e përshkruante strategjinë për themelimin e ushtrisë sonë shqiptare, për Republikë të Kosovës, ishte një ideator i rrugëve tona, por ende po kalojnë shumë vite që nuk dihet për

fatin e tij që nga 16 maji i vitit 1999, ditën e diel kur e nxorën nga burgu i Dubravës dhe nuk dihet ku e quan dhe çka u bë me te! As sot e kësaj dite, edhe pas 24 vjetësh ende nuk dihet asgjë për te që e shkëputën nga ne pa gjurmë! E mbyllën të vërtetën armiqtë  serbë për fatin e Ukshin Hotit! Që nga ajo ditë ne nuk dimë asgjë për Ukshin Hotin, as ku është dhe  çka ndodhi me fatin e tij, me jetën e tij…???!!!

Nga ajo ditë të gjithë ne kemi mbetur pa përgjigje.

Për vite të tëra ka pasur spekulime dhe të pavërteta për Ukën, por e vërteta konkrete nga ajo ditë ka munguar dhe për fatin tonë të keq mungon edhe sot. Nëpër vite kishte kërkesa për zbardhjen e  të vërtetës nga politika jonë shqiptare, por jo në atë shkallë sa që të detyrojmë Serbinë të na thotë të vërtetën për Ukshin Hotin, por as të bindim bashkësinë ndërkombëtare për të ngritur këtë çështje në nivele të larta ndërkombëtare e që të mësohet e vërteta dhe të zbardhet e vërteta për Ukshin Hotin ose ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë që të na thotë të vërtetën dhe të zbulojë të vërtetën.       Ka disa organizata në Kosovë që kanë marrë fonde të mëdha për të punuar për zbardhjen e të pagjeturve ose më mirë

të themi për të arrestuarit shqiptarë në pragun e derës së shtëpisë së tyre, duke mbrojtur familjen, shtëpitë dhe atdheun e tyre, e të cilët janë arrestuar e kidnapuar me dhunë nga Serbia fashiste dhe pushtuese.

    Për të zbardhur të vërtetën jemi fajtor (populli) të gjithë ne që nuk jemi bashkuar, nuk kemi marshuar dhe nuk kemi ngritur zërin me bashkimin dhe fuqinë më të madhe që kemi  ne si popull, për të zbardhur njëherë e përgjithmonë të vërtetën për mijëra të kidnapuar shqiptarë, në krye me komandantin suprem Profesor Ukshin Hotin.     Fuqia jonë popullore është e madhe, por këtë fuqi për të lëkundur themelet e institucioneve vendore dhe fuqive ndër-kombëtare, nuk po e përdorim thuaja se  kurrë ose shumë pak. Ne të gjithë është dashur dhe duhet që të mos lëmë gurë pa lëkundur deri sa të mësohet e vërteta, deri sa të zbardhet e vërteta për të zhdukurit, për motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë. Nuk kemi të drejtë për asnjë marrëveshje në këtë botë, të bëjmë kompromise dhe të heqim dorë nga kërkesa jonë legjitime për të  ditur dhe zbardhë të vërtetën për më të dashurit tanë, për të pagjeturit tanë shqiptarë që na i lidhen, arrestuan e besa i kidnapuar milicia dhe ushtria e shtetit të Serbisë. Të gjitha arrestimet tona ndodhën në shtëpitë tona, në vendlindjen tonë, në tokën tonë, në atdheun tonë. Këto arrestime i bënë pushtuesit e ardhur nga pjella e dreqit në tokën tonë shqiptare, në Dardaninë Antike (Kosovë). Këto arrestime i bëri shteti i Serbisë. Ne në këtë 16 maj 2023, përmes fjalëve tona i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës, por dhe juve të gjithë popullit shqiptarë, të jemi më kërkues dhe të jemi të bashkuar që kësaj pritje të gjatë për të dashurit tanë t’i japim fund njëherë e përgjithmonë! Çdo pritje e gjatë është dhimbje e madhe për familjarët. Disa familjarë të të pagjeturve kanë vdekur e po vdesin duke  pritur në ankth, duke shkuar në përjetësi me mallë të madh për të ditur të vërtetën për të dashurit e tyre, shumë nga këta familjarë kërkojnë që eshtrat e të dashurve të tyre vërtetën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT