Tuesday, February 24, 2026
BallinaVitrina e libritAgim Bajrami-Kishē e braktisur

Agim Bajrami-Kishē e braktisur

Kishē e braktisur

Janē të lodhura rrugët , qē vijnë tek kjo kishë
Dhe unē pak i lodhur si to
Peisazhi rreth tyre , ka kohē qē s’më grish
As dielli qē del , nuk mē ngroh


Ngado mē pret njē heshtje morti
Ke mall tē ndiesh diku njē zë
Askush s’vjen mē, tē flas me zotin
Ata qē vinin , nuk janē mē


I morēn pas me vete vitet
(Diçka kanē parandjerē tē gjorēt )
Nē fillim njerizit vranë mitet
Mē tej u morēn me shenjtorēt


Ju kthyen shpinēn pa u ndjerë
Dhe me mēkatet u bēnē nji
Ne njerēzit , s’dijmē se c”bējmē herë herë
Pēshtyjmē pērpjetē , na bie nē sy


Ca gjurmē ikonash qē kanē mbetur
Nēn pluhur vērtiten me mërzi
Unē bēj gjithçka , t’ua shmang vēshtrimet
Se s’kam guxim ti shoh në sy


Ngjajnē të lodhura rrugët , që vijnë tek kjo kishë
Dhe qielli prej reve u vesh
Mallkimi i vjetër ulërin si përbindsh
Viktimat unë i shoh midis nesh

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT