Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritADEM GASHI: TË KAM DASHUR

ADEM GASHI: TË KAM DASHUR

papritmas u ngrita nga tavolina e punës
qe instinkti që m’u bë ngasje
mora si i ndërkryer gjysmëterrit të korridorit
të ndizja në ballkon një cigare

pashë qiellit hapje të mistershme imagjinate
korridore të fluturimit të zogjve
ah zogjtë gjithnjë i kam dashur

në krahët e tyre m’u shfaqën copa fotografish
të grisura
tuat të miat të të dyve
një vetull diku një sy diku një ujëvarë floknaje
të stisura
si në një album me kartëmortale

çuditërisht ftohmës së egër të natës
rrëshqiti medaljon i hënës
varur në qafën e gjatë të një dashurie të pafat

e pra dije: të kam dashur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT