MOS U ÇUDIT MIKU IM
Ti mos u çudit miku im i sinqertë
Përse askush nuk ndien dhimbjen tënde
Telefonin, këpucët, veturën e shtrenjtë
Na e vlerësojnê në mëngjes dhe mbrëmje.
Askush nuk sheh lotët tu të vagëlluar
Trishtimin tim askush nuk e honeps
E s’na pyesin pêr librat që kemi lexuar
Kjo botë djallëzore njeh veç interes.
Ti mos u çudit miku im i mirë
Se pakica janë altruista, të drejtë
Përditë po mbesim pa zemërdlirë
Piramidat e jetës po mbesin shkretë.
Theqafja ty mos të të trishtojë
Fundi një ditë vërtetë do të vie
Dhe Krijuesi të mirët do t’ i shpëtojë
Ujii i detit kur të na hyj në Anije.
