Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritEDMOND TUPJA: NË KËTO DITË NYJE LIDHUR VETËM DRITA S’ËSHTË E HIDHUR

EDMOND TUPJA: NË KËTO DITË NYJE LIDHUR VETËM DRITA S’ËSHTË E HIDHUR

Në këto ditë lidhur nyje
Njeriu s’mund të jetë shkëmb
Ai ka nevojë edhe për yje
Edhe për hënën që u tremb.

Njeriu s’është fosil i tharë
Diçka të butë ka në brendësi
Ndonëse i urtë dhe i marrë
Vetes shtigjet mirë ia di.

Në këto ditë nyje lidhur
Vetëm drita s’është e hidhur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT