Thursday, February 5, 2026
BallinaSportLicencohen 9 klube, Prishtina, Drenica dhe Ferizaj refuzohen nga Komisioni i Shkallës...

Licencohen 9 klube, Prishtina, Drenica dhe Ferizaj refuzohen nga Komisioni i Shkallës së Parë

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave, transmeton GazetaBlic Sport.

Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar.

Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani

KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:
FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT