Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-EUROPË

Xhemkadri Kastrati-EUROPË

EUROPË

Ti Europë kurë do të ndërgjegjësohesh
Sa kohë të duhet ta kuptosh t’vërtetën
Koha është e fundit që të angazhohesh
E t’ia kthesh shqipës çka e ka të vetën?


Një kohë në këto troje ishim ne të parët
Dymijë vjet luftuat që të na shkatërroni
Na keni copëtuar dhe prap ne të sharët
Më në fund padrejtësitë pse si rishikoni.


U dobësuam shumë, kemi mbetë pakicë
Pse t’frigoheni, na ndatë në pesë shtete
S’ka Adem Jashar, Shotë e Azem Galicë
Këta që kan mbetur qofshin veç per vete.


Me fol ka del shpirti, edhe keni të drejtë
Shih sot të zgjedhurit hahen sikur qentë
Me gjakra t’nxehur dhe me të fryer dejtë
Si me qenë me dele dhe jo në parlament

.
Këtë pozitë që kemi nuk është për model
Kemi edhe t’kundërtën që e ka kap sikleti
Gjithë këta në parlament sillen si në hotel
Nuk kan hall për popull, ju duhet pushteti.


Juve kështu kjo punë edhe ju konvenon
Një mënyrë shumë e leht të manipuloni
Më parë i përqanë, shumë leht i sundon
Mendoj se është fundi, duhet ta kuptoni.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT