KAMUFLIM
Çdo gjë që ishte për t’u ruajtur e rrënuam
Gjithçka që ishte për t’u harruar e mbollëm
Pastaj erdhi shiu i rrëmbyeshëm
Zbritën retë e trazuara
Me vete sollën harrim heshtje
Çdo gjë që ishte për t’u dashur e braktisëm
Gjithçka që na sillte ters e përqafuam
Në fund iku keqbërësi erdhi djalli
Të egërsuar…
Na i shartuan ëndrrat me gërshërët e ndryshkura
Çdo gjë që ishte e jona u bë e huaj
Gjërat e absurde i përvetësuam
Tatpjeta si duket s’ka të mbaruar
