Lulet e jetës
Trung i luleve është kërcelli
S’rriten ato,pa pasë rrënjë
Janë baza e themeli
Për fëmijën babë e nënë
.
Sa mbështetje e forcë ka
Fuqinë e bën bashkimi
Kur ka motër e vëlla
Harmonia e gëzimi.
Jeta lule ,s’është e lehtë
Ka pengesa ,herë çalon
Me kujdes mbjelli vetë
Lum kush din mirë e kuron.
Ferra e driza nëpër këmbë
Duhen djeg pa dëmtue vehten
Fjalë e drejtë mos mba në dhëmbë
Thueje hapur të vêrtetën!
Pa punue,asgjë nuk ndrron
Ditë e mirë shihet në mëngjes
Ç’ka ke mbjellë ke me korr
Nuk është jeta veç me shpresë.
Dielli nuk zihet me shoshë
Ngjyrë e zezë s’quhet e bardhë
S’kalon jeta me lëmoshë
Kush mbjell lule,ka beharë.
Siç rrit prindi fëmijën e vet
Me kujdes e dashuri
Don kujdes dhe jeta vetë
Mos ta zhysë erë e stuhi.
