LISAT E ARBËRISË
Lisat e mëdhenj gjithmonë e jetës
Erërat e stuhitë i rrahin si për inat
Edhe vetëtimat i ndjekin me ëndje
Ata, si hyjnorët, rrënjët i thellojnë
Forcë e tyre tokën mban patundur
Në trupat e tyre lexojmë historinë
Aty lidhej besa, aty fliste trimëria
Lisat e Arbërisë orakuj përjetësie.
