Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Qazim Berisha

Çaste poetike me poetin Qazim Berisha

…………………………………………………………………

PËRTEJ MOLLËS SË KUQE

Përtej

Mollës së Kuqe

Kanë mbetur

Ca varre

E ca murane

Kockat e tyre

Ende nuk janë tretur

Ruhet kujtesa e hidhur

Atij janari të acartë

Kur buka mbeti nën saç

Loti mbeti në sofer

Pa bukë të ngrërë

Janë gjurmë kujtimi

Që na përciellin edhe sot

Karvani i gjatë i muhaxhirëve

Po i lëshojnë vatrat trojet

Për ta shpëtuar kokën

Për ta shpëtuar gjakun

Nga thikat e gjelatëve

Që me gjak kurrë s’u ngopën

Nga t’ia mbajnë

Këta plisbardhë medet

Me ata kalamaj

Me sy të trishtë

Që dridhën

Nga kasapet e karpateve

Kanë kaluar vite e shekuj

Edhe sot e.kësaj dite

Loti mbeti i ngrirë.

Në gjirmë të zemres.

…………………………………….

NË UNAZËN E LISIT

Breshërimë në rrugën

E reprezaljeve të kohës

Rrufeja godet

Në unazën e lisit

Mali rinis harlisjen

Nuk do të dogjojë

Për shigjeta të zjarrta

Kryeneçësinë dhe krenarinë

E mban me vete

Pas kësaj katrahure

Ylberi pushtoi

Një pjesë të qiellit

E u ndal të pijë ujë Në shtrat të lumit.

…………………………………………………..

NË ATË VJESHTË ME SHI

Ishin kohë ëndrrimtare

Kishim forcën e shpirtit

Sytë tonë ishin të etur

Për liri dhe dritë

Rrobat tona shpesh thaheshin në.trup

Në atë vjeshtë të vonë.me shi

Gjumin e parë e bënim nën vreshta

Në atë rrugë të gjatë që kishim ne

Sa krenar zbritnim Taukbahçes së blertë

Këngën kurrë nuk e ndalnim:

Vjeshtë e vonë ’68-të

Kishim zemër frymë dhe dashuri

Kujtimet sot më përcjellin

Për ato mote me dashuri të zjarrtë

Ishim ëndrrimtarë për pranverën që kërkonim

Me atë hov rinor që nuk arritën për të na ndal

Kaluan ato vite me vrull e zjarr

Erdhëm këtu ku jemi sot

Gjithçka pa aromë bukënore

Kur shtrohej në sofren e bekuar me kripë…

………………………………………….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot