BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-PUNËTOR

Drita Rubjeka Zeneli-PUNËTOR

( Sot 1 maji, dita juaj e shenjtë, e shtrenjtë në botën mbarë, me përulësi dhe nderim)

Ata nuk mbajnë kravata, Por shtrëngojnë rripin e holluar mesit për të mbijetuar, Ata nuk veshin këpucë të shtrenjta,
Por nuk ndalen të rendin këmbëvrarë ditëve të jetës,

Ata nuk veshin kostume me emra të përvetshëm qëndisur,
Në anën e zemrës e kanë të qëndisur mundimin,

Ata nuk mbajnë doreza ballosh mondane,
Duarlodhur dinë të jenë falenderues,

Ata nuk ulen restoranteve të shtrenjta,
Por sofrën e mbrëmjes në kthimet e vona e kanë të shenjtë,

Ata, nuk kërkojnë vëmendje zëlartë,
Në ciklone podiumesh pa themel e rrënjë,
Veprat e tyre janë rrënjëthellë,
Ata janë themeli i veprave epokale,

Ata nuk kërkojnë mundësi të pamundura,
Konvencionet jua lodhin ditët e mundimta,
ATA meritojnë riprojektimin e të drejtave,
Për jetën….

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT