Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Po, jam ajo që them

Rudina Muharremi Beja-Po, jam ajo që them

Po, jam ajo që them

Gjithçka nisi asaj të hëne kur u prezantua si gjithmonë në sportelin e bankës për të tërhequr ca të holla.

Për shkak të pushimeve verore personeli ishte i ri e nuk njihte asnjërin prej tyre.

Përveçse një përshëndetje pak më miqësore, s’do të ndryshonte gjë tjetër. Hmmm…!!!

Përkundrazi, ajo ditë që fillimisht dukej e zbrazët dhe me ritualin e zakonshëm e ndryshoi përgjithmonë.

Kërkoi me formalitetin e duhur shërbimin e zotërisë përtej xhamit të sportelit, një burrë rreth të dyzetave me një këmishë që qëndronte si mbi një manekin e një kollare të gjatë, i cili ngriti sytë e zi pus, deri pak çaste më parë të mbërthyera mbi monitorin e kompjuterit.

-Urdhëroni zonjë, si mund t’ju ndihmoj?

– Dëshiroj të bëj një tërheqje të vogël nga llogaria ime, iu përgjigj ajo dhe për formalitet tregoi mbiemër e emër siç bënte gjithmonë.

Ai vijoi të presë, ndërkohë që ajo s’kuptonte motivin pasi përherë kishte vepruar kështu

Zotëria e pyeti:

– Si mund ta di që jeni ajo që thoni? Mund të më jepni një dokument identifikimi?

Ajo humbi për pak në mendime.

“Vërtet, a jemi ato që themi?!

Apo kjo sëmundja e padukshme e tjetërsimit na bën të shfaqemi përherë ndryshe”

Zotëria nga krahu tjetër priste dokumentin, ndërsa ajo nxori një pasqyrë të vockël dhe verifikonte trajtat e pamjes së saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT