KRAHË DASHNISH
Në shtegëtime të largëta
Funksione të shpirtit
Marrin vlera të qiellta
Krahë dashnish
Thyhen në pasqyra të qeqëta
Të zemrës
Ujvarë,
Rrjedhë mendimesh
Asfiksuar në shpirt
Dihatjesh frymë
Përthithur afsh i djegur
Heshtjesh
E cila fle murosur
Rozafat
