Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-SINORE PERËNDIMI...

Luan Sheshi-SINORE PERËNDIMI…

SINORE PERËNDIMI…

Perëndimi ngren sinore,
faqe-zverdhur për çudi,
endur hijesh…përrallore,
vellos tretur…unë dhe ti…


Unë dhe ti muzgut ikur,
si të fundmit kalimtarë,
llamburon heshtja fikur,
malli,brenga të pandarë…


Të pandarë reja e qielli,
tutje-t’hu…në paqëtim,
si kusarë fshehur Dielli,
vetmitarë në shtegëtim…


Perëndimi ngren sinore,
nata…ditën…në çark zë,
endur hijesh…përrallore,
territ pengje…nga pas lë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT