VJERSHA IME MOS QAJË
S’kam rëndur pas medias harbuar!
Kam zgjedhur të qëndroi në vetmi,
Për t’u dukur, askurr s’kam shkruar
Sado që të kam dashur – Letërsi!
Kështu, me ty këtu, në këtë skaj…
Fillikat, mu si murg të strehë e vet,
E dashura vjersha ime, mos qajë!
Them, se mbase koha nuk të tret?
Ndofta si rakia e vjetër… kushedi?
Koleksionistët e poezisë një ditë,
Që nga duart e tyre, si përçudi –
Del mga errësira e kohës në dritë!
Në shekuj kjo ka ngjar dhe me tjerë
Sa më e vjetër… aq më më shije…
Skërkova lëvdata e stimuj për vlerë
S’mërzitëm, jo aspak këtu i paepur!
Tok me artin tim, si nëna me fëmijë,
Hyrë në fushën tënde, edhe tretur!
Qëkur morëm udhën bashkë, poezi!
