E dua paqen në botë
Kam një dëshirë të zjarrtë e të shenjtë
Për botën që është anë e mbanë
Për njerëz pa dallim në racë e tek fetë
për njerëz të zinj të verdhë a të bardhë.
Dua të ketë lumturi tek popujt e globit
dhe kur nga ata na ndan koha e largësia.
Të marrin kurdoherë bekimin e zotit.
Të jetë kudo mirësia dhe mbarësia.
Të kemi paqe e jo të ndezim varre në botë
Të mos ketë luftë me topa e aeroplanë.
se njerëzit duan të qetë të jetojnë
Të mos ua bëjë dikush shtëpinë gërmadhë
Të ketë spitale të pastra e me teknologji
Të mos na takojë mikrobi e vdekja
Të mos ketë kriminelë që vrasin fëmijë
të mos vuajnë nga uria, urrejtja dhe etja.
Ejani, ejani të bashkohemi për paqen
Të dënojmë rëndë ata që bëjnë mashtrim.
Të ulim kokën në nderim tek varre
të mos zihen popujt për kufinjtë
O, sa më dhimbset kjo botë me kaq pabesi
Më dhimbsen fëmijët e brezat e pashkolluar
Më dhimbsen gratë që s’kanë bukë për fëmijë.
më dhimbsen shtetet që janë duke luftuar.
