Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-PAGËZIMI I DRITËLINDJES

Valbona Ahmeti-PAGËZIMI I DRITËLINDJES

PAGËZIMI I DRITËLINDJES

Çaste magjepse
në këtë mëngjes pranvere
ulur në bahçen time
rrethuar me ngjyra petalesh
dhe aromë zymbylash


bilbilat me të gjitha notat
thurin meloditë me cicerime
tutje i vështroj disa zogj
si bëjnë koordinime,
pa gabime
me rrahje krahësh
e zgjerim puplash,
drejt horizonteve të reja


fluturojnë mbi mal e det
besojnë në fuqinë e krahëve të vet
pa viza, pa fronte
njëri pas tjetrit, lirshëm
formojnë shkronjën V valvitshëm
pa përplasje, pa tundime
e gjithë kjo duket sublime!


në vallëzim me erën
dukën të lumtur,
krenar për privilegjin e zërit
ndihen si zotat e qiellit,
që lartësive nuk ua kanë frikën …


përqafojnë hapësirën qiellore pakufi
të vegjël, por kanë shumë dhunti
e ndjejnë
pagëzimin e dritëlindjes
tuj e lënë pas
verbërinë e natës
veç në miqësinë e hënës…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT