Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-PAREIDOLI ( Skulptura të nënës natyrë)

Brixhilda Dede-PAREIDOLI ( Skulptura të nënës natyrë)

PAREIDOLI

( Skulptura të nënës natyrë)

Mërzia varej në buzë si një çiban i huaj.
Nuk dija se qielli do përvishte mëngë për të kthyer mallëngjimin tim në lotë breshëri.
Sapo kisha dalë nga një skenë kinematografike dhe nuk doja të përjetoja trishtimin e ndarjes.


Hapa çadrën krem dhe me ndjesinë e vetmisë zhytur xhepave të xhaketës, hidhja hapat në gojë lëvozhga gështenjash duke pritur përgjigjet e gërvishtjeve të tyre, pandoflave të bardha si një kolonë zanore e nemitur.


Qielli shkundte re të bardha,
Ndërsa rutina hiqej zvarrë çarje labirinthesh, vënë në lëvizje imagjinatën.


Kisha vendosur të largoja pritjet e frikës zvendësuar,
Me kënaqësinë e vuajtjes për ty.


Atë ditë ku grija e Oortit të qiellit rrëshqiste pas një mal,
Ndërsa roza e Erosit trokiste si kambanë kraharorëve.


Në alazoni ngjyrimesh, skulptura pareoidoli ngjasonte me qënien njeri.
Në një qielli hyjni,
Ti erdhe lehtas, mbështetur kokën në gji.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT