Trajneri Pep Guardiola tani zyrtarisht ka hyrë në histori pasi Manchester City fitoi tripletën për edicionin 2022/23.
“Qytetarët” shënuan një fitore të vështirë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin me rezultat 1:0.
Duke fituar këtë edicion edhe Premierligën dhe FA Cup, City u bë skuadra e dytë angleze në histori që e fiton tripletën.
Guardiola tani ka hyrë në histori duke e fituar tripletën për herë të dytë në karrierën e tij.